Papa Françesku ka një mesazh për gazetarët: Gazetaria e thashethemeve, është formë terrorizmi

Publikuar tek: bota, më 10:42 23-09-2016 Papa Françesku ka një mesazh për gazetarët: Gazetaria e thashethemeve, është formë terrorizmi Foto: Reuters

Gazetaria e bazuar në “gossip” apo thashetheme, është një formë “terrorizmi” dhe media që kultivon gjithë popullsinë me nxitjen e frikës për emigracionin është duke reaguar në mënyrë destruktive, tha të enjten Papa Françesku, raporton Reuters.

Komentet u bënë gjatë një takimi të gazetarëve kombëtare italianë ku Papa tha se duhet të bënte milje ekstra për të kërkuar të vërtetën, në veçanti në kohën kur mbulimi i lajmeve kërkohet 24 orë në 24.

Përhapja e thashethemeve është një shembull I “terrorizmit, sesi mund të vrasësh një person me fjalën” tha ai. “Kjo bëhet akoma më e vërtetë për gazetarët, sepse zëri I tyre mund të mbërrijë kudo, dhe kjo është një armë shumë e fuqishme”.

Papa, e bëri këtë apel për gazetarët për shkak të ngjarjeve dhe raportimeve për emigracionin, apo për gjuhën e ashpër në disa media për komunitetet fetare.

Reuters vëren se vitin e kaluar, gazeta Libero në Itali, nxorri në faqen e parë titullin “Islamic Bastards” duke komentuar sulmet në Paris, ku u vranë 130 persona. Ndërkohë që një tjetër gazetë, Il Giornale, duke komentuar situatën në Libi shkruante: ISIS po vjen. Të armatosemi”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031790971755981
array(1) { ["section"]=> string(97) "papa-francesku-ka-nje-mesazh-per-gazetaret-gazetaria-e-thashethemeve-eshte-forme-terrorizmi-53854" }