Papa Françesku mbërrin në Kongresin amerikan: Bota jonë gjithnjë e më shumë vend i krimeve në emër të Zotit dhe fesë

Publikuar tek: bota, më 15:24 24-09-2015 Papa Françesku mbërrin në Kongresin amerikan: Bota jonë gjithnjë e më shumë vend i krimeve në emër të Zotit dhe fesë

“Jam shumë mirënjohës për ftesën tuaj dhe për të adresuar këtë seancë të përbashkët të Kongresit në tokën e lirisë dhe shtëpinë e trimave”, kështu e ka nisur Papa Françesku fjalën e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është vizita e parë në histori që një Papë viziton dhe i adresohet Kongresit të SHBA-ve.

Ati i Shenjtë tha se Kongresi amerikan ka për detyrë të mbrojë, të promovojë dinjitetin e të gjithë qytetarëve, të ndjekë të mirën e përbashkët dhe të mbrojë të rrezikuarit.

“Ju kërkohet të mbroni, me anë të ligjit, imazhin dhe ngjashmërinë reflektuar nga Zoti në çdo fytyrë njerëzore. Bota jonë është gjithnjë e më shumë një vend i konflikteve të dhunshme, urrejtjes dhe krimeve brutale të kryera edhe në emër të Zotit dhe fesë ", ka thënë Papa gjatë fjalës së Tij në Kongresin amerikan.

CPrHUUYUEAAbDlw.jpg

CPrHkj4UsAEOQKA.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075650215148926
array(1) { ["section"]=> string(85) "papa-francesku-mberrin-ne-kongresin-amerikan-i-nderuar-te-vij-ne-token-e-lirise-21574" }