Papa Françesku merr dozën e parë të vaksinës Pfizer/ BionTech, rrezikon jetën për shkak se...

Publikuar tek: bota, më 18:48 13-01-2021 Papa Françesku merr dozën e parë të vaksinës Pfizer/ BionTech, rrezikon jetën për shkak se... Papa Françesku

Shteti më i vogël në botë, Vatikani ka nisur sot programin e vaksinimit kundër Covid-19.  

Dozat e para iu dhanë mjekëve dhe anëtarëve të tjerë të shërbimeve shëndetësore të Vatikanit, ndërkohë injeksionit iu nënshtruar edhe Papa Françesku. Numri 1 i Kishës Katolike mori vaksinën e kompanisë Pfizer/ BionTech.

Por, Papa rrezikon që nëse diçka shkon keq të ketë komplikacione të mëdha për jetën. Kjo pasi Papa i cili mbushi 84-vjeç muajin e kaluar nuk e ka njërën pjesë të mushkërisë, të cilën e ka hequr gjatë një sëmundjeje kur ishte i vogël në Argjentinës.

Vatikani ka vetëm disa qindra banorë. Shumica e punonjësve të saj jetojnë në Itali dhe ata gjithashtu do të marrin vaksinën.

Ka pasur më pak se 30 raste të koronavirusit në qytetin e Vatikanit, shumica e tyre midis Gardës Zvicerane, të cilët jetojnë në një kazermë komunale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita më e ZEZË për Britaninë e Madhe, raportohen shifra REKORD të viktimave nga Covid-19
I riu afrikan humb jetën në stacionin e policisë, protestuesit i vënë flakën kryeqytetit belg (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011475801467896
array(1) { ["section"]=> string(95) "papa-francesku-merr-dozen-e-pare-te-vaksines-pfizer-biontech-rrezikon-jeten-per-shkak-se-234863" }