Papa Françesku: Militantët vranë pengjet vetëm se ishin të krishterë

Publikuar tek: bota, më 12:58 16-02-2015 Papa Françesku: Militantët vranë pengjet vetëm se ishin të krishterë Papa Françesku

Papa Françesku ka reaguar sot në lidhje me ekzekutimet që ISIS-i kreu dje të 21 pengjeve egjiptiane. Papa ka deklaruar se militantët e ISIS-it vranë pengjet vetëm për besimin fetar.

“E shpreh dhimbjen për ekzekutimin e të krishterëve sot. Ata u vranë për faktin e vetëm se ishin të krishterë. Në tokën e Krishtit gjaku i vëllezërve tanë të krishterë është dëshmia që ulëret, qofshin katolikë, ortodoksë apo luterianë. Nuk na intereson, gjaku është i njëjtë’’, deklaroi Papa.

Ditën e djeshme, nëpërmjet një postimi në ''Twitter'', militantë të ISIS-it publikuan një video ku duket ekzekutimi i 21 pengjeve të krishterë egjiptiane në detin Mesdhe. Pengjet ishin kapur nga militantët në Libi. Kurse sot në mëngjes, në kundërpërgigje të tyre, Egjipti bombardoi Libinë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, komentoi këtë ngjarje si të tmerrshme, duke bërë thirrje për reagim ndërkombëtar. “I tmerruar nga vrasjet e 21 të krishterëve egjiptianë në Libi – nevojitet përgjigje e fortë për të shmangur plagën e terrorizmit në  Mesdhe dhe Evropë”, shkruan ministri Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011744976043701
array(1) { ["section"]=> string(72) "papa-francesku-militantet-vrane-pengjet-vetem-se-ishin-te-krishtere-3496" }