Papa Françesku në Bolivi merr dhuratë “kryqin komunist”

Publikuar tek: bota, më 17:39 10-07-2015 Papa Françesku në Bolivi merr dhuratë “kryqin komunist”

Presidenti Bolivian Evo Morales i ka dhënë Papa Françeskut një dhuratë mjaft të veçantë, gjatë vizitës së tij në turin e Amerikës Latine.

Gjatë takimit Morales i ka dhuruar Papa Françeskut Jezusin e kryqëzuar mbi draprin dhe çekanin, simbol i komunizmit.

Dhurata ka shkaktuar menjëherë revoltë midis kristianëve konservatorë të cilët u shprehën se Morales e manipuloi dhuratën për arsye ideologjike. Ndërsa përgjigja e Papës ishte e paqartë. Pasi e ekzaminoi për disa sekonda, Papa u duk sikur tha nën zë: “Kjo nuk është e drejtë.”

Por edhe për teologun James Bretzke, se është e qartë se kjo ka të bëjë me një axhendë politike. Ndërsa Peshkopi spanjoll José Ignacio Munilla ka thënë se krenaria e besimit është manipuluar nga ideologjia ateiste.

Vetë qeveria Boliviane i ka mohuar qëllimet politike në lidhje me dhuratën e veçantë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023432970046997
array(1) { ["section"]=> string(59) "papa-francesku-ne-bolivi-merr-dhurate-kryqin-komunist-15826" }