Papa Francesku: Nuk kam parë më televizor që nga 15 korriku 1990

Publikuar tek: bota, më 10:26 26-05-2015 Papa Francesku: Nuk kam parë më televizor që nga 15 korriku 1990 Papa Francesku

Ju mund të mendoni se çdokush që ka një punë të rëndësishme mund të ulet përpara televizionit dhe të hajë një pica.

Epo ja, ashtu sikurse e provon Papa Francesko, ai nuk është si kushdo tjetër. 

Lideri i Kishës Katolike Romane i cili ka filluar një fushatë të gjerë për të kthyer të varfërit në çështjen kryesore të debateve, nuk ka parë televizor që nga 15 korriku 1990, dhe këtë e bëri publike gjatë një interviste të botuar në një gazetë Argjentinase “La voz del Pueblo”.

Papa nuk e mban mend programin e fundit që ka parë, vetëm se në fund ka thënë “nuk është për mua” përpara se ti premtonte Virgjëreshës Mari që ai nuk do të ndiqte më televizion. Dhe e mbajti premtimin as duke mos parë as ekipin e tij të zemrës Buenos Aires me bazë në San Lorenzo, por që i tregoi gazetës se një anëtar i Gardës zvicerane që e mbron, i tregon atij pikët dhe e mban të informuar për ekipin. Papa Francesku tregoi se atij i mungon qetësia e të ecurit nëpër rrugë dhe duke qeshur tregon se i mungon dremitja në një piceri, duke ngrënë “një pizë të mirë”.

Shpërndarja e pizave, thotë ai, nuk është e njëjta gjë. Po si do të dëshironte Papa të mbahej mend?

“Si një djalë i mirë” që është përpjekur të bëjë me të mirën, thotë ai në gjuhën spanjolle. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01041316986084
array(1) { ["section"]=> string(69) "papa-francesku-nuk-kam-pare-me-televizor-qe-nga-15-korriku-1990-11985" }