Papa Francesku refuzon takimin me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo

Publikuar tek: bota, më 20:17 01-10-2020 Papa Francesku refuzon takimin me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së Selisë së Shenjtë për Kinën.

Vatikani e refuzoi kërkesën e zotit Pompeo për t’u takuar me Papa Françeskun, duke përmendur si arsye politikën e Selisë së Shenjtë për të shmangur audiencat e Papës gjatë fushatave zgjedhore.

Kryediplomati amerikan Mike Pompeo u takua me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit i Vatikanit, ndërkohë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit për Kinën u shfaqën në publik.

Sekretari Pompeo, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Vatikan, Callista Gingrich, u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Paul Gallagher, raporton Voa.

Dy zyrtarët e lartë diplomatikë të Vatikanit e kanë akuzuar zotin Pompeo se po përpiqet të tërheqë në zgjedhjet presidenciale amerikane Kishën Katolike në SHBA, duke dënuar marrëdhëniet e saj me Kinën.

Komentet erdhën pasi zoti Pompeo akuzoi Kishën në një artikull si dhe në Twitter këtë muaj, se po rrezikon “autoritetin e vet moral” duke përtëritur një marrëveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve nga Vatikani.

Kardinali Parolin dhe Kryepeshkopi Gallagher thanë se Papa Françesku kishte refuzuar një kërkesë të zotit Pompeo për një audiencë, sepse Papa i shmang takimet me politikanët gjatë fushatave zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012115001678467
array(1) { ["section"]=> string(83) "papa-francesku-refuzon-takimin-me-sekretarin-amerikan-te-shtetit-mike-pompeo-222379" }