Papa lëshon kritikën e ashpër për SHBA, nuk ka kuptim “nëna e bombave”

Publikuar tek: bota, më 12:17 07-05-2017 Papa lëshon kritikën e ashpër për SHBA, nuk ka kuptim “nëna e bombave”

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara lëshuan një bombë e cila peshonte 9 800 kg në një kompleks tunelesh, i cili shfrytëzohej nga militantët e ISIS në Afganistan. Mirëpo, Papa Françesku ka kritikuar emërtimin e bombës më të madhe jo-nukleare të ushtrisë së SHBA-të përdorur ndonjëherë në luftime, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”.

“Më erdhi turp kur dëgjova emrin”, tha Papa në një audiencë me studentë në Vatikan. “Një nënë jep jetë, ndërsa kjo jep vdekje, dhe ne e quajmë këtë pajisje një nënë. Çfarë po ndodh?” pyeti ai. Këto deklarata Papa i bëri pak përpara takimit të tij me Presidentin amerikan Donald Trump, më 24 maj.

Bomba e modelit GBU-43/B, njihet ndryshe edhe si “nëna e të gjitha bombave” dhe është bomba më e madhe jo-nukleare, që SHBA ka përdorur ndonjëherë në ndonjë konflikt. Ajo është testuar për herë të parë në vitin 2003, por nuk ishte përdorur për luftime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SUPER-AKSION I FBI: Arrestohen 900 pedofilë, kush ishte “SHEFI”
Zbulohet në Izrael varri i Shenjtorit të Panjohur »
Article Logic
Execution time: 0.012333154678345
array(1) { ["section"]=> string(73) "papa-leshon-kritiken-e-ashper-per-shba-nuk-ka-kuptim-nena-e-bombave-77791" }