Dihet që disa vende janë më paqësor se disa vende të tjerë, por një lajm i mirë vjen nga Indeksi Global i Paqes.
Gjatë vitit 2017 paqja globale u përmirësua ndjeshëm.
Instituti i Ekonomisë dhe Paqes (IEP) zbuloi se niveli global i paqes u përmirësua me 0.28 %. Gjithsej 93 vende janë përmirësuar, ndërsa 68 vende janë përkeqësuar.
Shqipëria është renditur në vendin e 57-të duke ia kaluar Kosovës në vendin 76, Maqedonisë në vendin e 102, Malit të Zi 67 por jo Serbisë 56.
Islanda mbetet vendi më i qetë në botë, duke mbajtur pozicionin që nga viti 2008. Në anën tjetër, Siria mbetet vendi më pak paqësor në botë, së bashku me Afganistanin, Irakun, Sudanin e Jugut dhe Jemenin.