Para dhe Pushtet, media e Carlo Bollinos sulmon ABACUS: S’keni resurse! Kompania: Kur do ti, jemi të mirë!

Publikuar tek: aktualitet, më 17:38 19-01-2018 Para dhe Pushtet, media e Carlo Bollinos sulmon ABACUS: S’keni resurse! Kompania: Kur do ti, jemi të mirë!

Luftë për para e pushtet....

Ditë më parë, kompania e matjes së audiencës, ABACUS, publikoi shifrat e shikueshmërisë në javën e dytë të janarit. Këto matje e nxirrnin televizionin e Carlo Bollinos, Report Tv, si median më pak të shikuar. 

s.jpg

sh1.jpg

Kaq ka mjaftuar që botuesi t’i kundërvihet me mediet e tij,  Report Tv e Shqiptarja.com, kompanisë ABACUS duke e cilësuar si “Abacus shpk” me nota sarkastike.

Sipas Report Tv, kjo kompani nuk ka resurset e duhura për të bërë matjet. Një ndër argumentët e përdorur nga “Report” në arsyetimin e tij është se “Club TV”, një televizion tashmë i mbyllur në valë tokësore vazhdon të ketë një shikueshmëri të lartë.

Qëllimisht, “Report TV” i referohet në këtë sulm selektiv vetëm frekuencave tokësore, pa treguar se frekuencat dixhitale në IPTV dhe satelit janë blerë prej “Klan +”. Kjo është edhe arsyeja përse këto frekuenca vazhdojnë të kenë një shikueshmëri tejet të lartë, mbështetur në raportet që “Abacus” përpilon çdo ditë për klientët e saj.

Sakaq, dritare.net sjell si shembull rastin kur e njëjta kompani matjesh, pra Abacus, renditi “Report tv ” si televizionin e parë në vend përgjatë një fashe kohor.

Report asokohe bëri edhe një kronikë në të cilën celebronte suksesin e tij.

Specialistët e fushës së marketingut pranë kompanisë ABACUS rrëzojnë argumentin e Bollinos duke dërguar pranë redaksisë së newsbomb.al një foto ku Club Tv sot ishte në transmetim në platformat iptv dhe satelitore digjitale.

club.jpg

“Kur do Carlo, ne jemi të mirë, ndërsa kur nuk do jemi të këqinj”, thonë ekspertët pranë ABACUS ndërsa sjellin në vëmendje video-kronikën e Report Tv kur kompania e rendiste si më të shikuarin.

KRONIKA:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arta Marku firmos ngritjen e drejtorisë së re për hetimin e prokurorëve
Parashikimi i motit për fundjavën, këto janë zonat që rrezikohen nga përmbytjet »
Article Logic
Execution time: 0.010610818862915
array(1) { ["section"]=> string(107) "para-dhe-pushtet-media-e-carlo-bollinos-sulmon-abacus-s-keni-resurse-kompania-kur-do-ti-jemi-te-mire-107184" }