Andi Bushati, Armand Shkullaku dhe Baton Haxhiu, tre nga opinionistët politik më të njohur në vend janë parë të darkojnë të tre bashkë në një nga restorantet e kryeqytetit. Ata në studio të ndryshme televizive debatojnë ashpër e përplasen me tone të forta, por duket se jashte kamerave ata janë miq të mirë me njëri-tjetrin.
Në foto tre analistët shihen të shoqëruar nga dy miq të tyre, Renis Hasho dhe Arban Hadani pronarët e restorantit ku figurat e njohura të ekranit shqiptar kanë darkuar mes tyre.
Nuk dihet nëse kjo darkë mes “armiqve” televiziv ka një kuptim politik përtej shoqërisë së tyre.