Para Konferencës së Donatorëve, Varhelyi takon Ramën me ministrat e BE: Diskutim i mirë mbi përparimin e reformës dhe solidaritetin për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 10:29 17-02-2020 Para Konferencës së Donatorëve, Varhelyi takon Ramën me ministrat e BE: Diskutim i mirë mbi përparimin e reformës dhe solidaritetin për Shqipërinë Takimi

Përpara konferencës së donatorëve që do të mbahet sot në Bruksel e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la mijëra të pastrehë dhe 51 viktima, Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel Oliver Varhelyi ka zhvilluar një diskutim me kryeministrin Rama dhe me komisionerë e ministra të jashtëm të vendeve të BE.

Temë diksutimi ka qenë përparimi me reformat dhe siolidariteti i treguar ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Mësohet se gjatë takimit Varhelyi ka përgëzuar kryeministrin edhe për Operacionin Forca e Ligjit. “Diskutim në mëngjes herët me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal dhe Ministrat e Jashtëm të BE-së, të organizuar nga @luigidimaio.

Diskutim i mirë mbi përparimin e reformës dhe solidaritetit të fortë me # Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit përpara konferencës së sotme të donatorëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Varheliy.

Kujtojmë se Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, dje deklaroi se nga kjo konferencë qeveria shqiptare pret të mbledhë 300 deri 350 milionë euro.

Më herët është publikuar raporti ku tregon se fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit është 985 milionë euro. Nga ana tjetër rindërtimi kërkon edhe rreth 90 milionë euro më shumë, që shkon në total rreth 1.08 miliard euro.

Kujtojmë se vetë Komisioni Europian ka dhuruar një fond prej 15 milionë Eurosh ndërsa vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë për t’u bërë pjesë e konferencës dhe për të dhënë kontributin e tyre nga ana monetare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086910724639893
array(1) { ["section"]=> string(151) "para-konferences-se-donatoreve-varhelyi-takon-ramen-me-ministrat-e-be-diskutim-i-mire-mbi-perparimin-e-reformes-dhe-solidaritetin-per-shqiperine-195457" }