Para protestës, Balla dhe Ahmetaj bëhen bashkë me kryebashkiaken e LSI në Përrenjas

Publikuar tek: barometri, më 07:18 27-01-2018 Para protestës, Balla dhe Ahmetaj bëhen bashkë me kryebashkiaken e LSI në Përrenjas

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte sot në qytetin e Prrenjasit së bashku me deputetin e zonës, Taulant Balla.

Të shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira, ministri Ahmetaj dhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Balla inspektuan punimet që janë duke u kryer në kuadër të rivitalizimit të qendrës së këtij qyteti.

Bashkia e Prrenjasit ka përfituar nga projekti i “Rilindjes Urbane” që do të shtrihet edhe përtej qendrës së qytetit.

Aktualisht mësohet se punimet po ecin me ritme të larta dhe besohet se qendra do të jetë gati nga mesi i vitit 2018-të.

Më herët gjatë ditës së sotme Balla dhe Ahmetaj ishin në qytetin e Elbasanit, ku panë nga afër ecurinë e punimeve në rikonstruksionin e parkut të madh të këtij qyteti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030303955078125
array(1) { ["section"]=> string(89) "para-protestes-balla-dhe-ahmetaj-behen-bashke-me-kryebashkiaken-e-lsi-ne-perrenjas-108086" }