“Para se ta vriste i çoi pistoletën në kokë”, Gazetari Artan Hoxha tregon detajin që i mori jetën Devi Kasmit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:26 03-02-2018 “Para se ta vriste i çoi pistoletën në kokë”, Gazetari Artan Hoxha tregon detajin që i mori jetën Devi Kasmit

Hetimet për vrasjen e Devi Kasmit duket se kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Gazeari Artan Hoxha ka treguar disa detaje të reja për atë që kishte ndodhur mes Kasmit dhe atentatorit grek, pak orë para vrasjes.

Gazetari Hoxha në emisionin “Kjo Javë”, në news 24 ka treguar se në fillim Dëfrim Kasmi (Devi Kasmi) e kishte pikasur që një i huaj lëviste përrreth palestrës dhe në një moment ka zbritur poshtë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë.

“Kasmi i ka bërë kontroll për ta parë nëse ka armë me vete dhe ai nuk ka pasur por ka shpëtuar se nuk ka patur armë”,- ka treguar ndër të tjera Artan Hoxha.

FJALA E PLOTË E ARTAN HOXHËS:

“Prej më shumë se 6 muajsh ai ishte i informuar se Domart Konjari nuk ndodhej brenda territorit të Shqipërisë. Kemi të bëjmë me dy tipa që e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin. Nuk është e vërtetë që ka pasur një debat. Dëfrim Kasmi kishte gjithnjë armë, një në çantë dhe një brez. Ai ka qenë në palestër kur ka vënë re se një person që nuk e njihte kishte kaluar disa herë në rrugë përpara. Në këtë momet ai ka bërë një fotografi për ta identifikuar dhe nuk e ka identifikuar pastaj ka zbritur në rrugë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë grekut. Greku ka kërkuar të njohë terrenin. Duke kaluar aty është zbuluar dhe kur Devi Kasmi i ka vendosur pistoletën ai i ka folur shqip ndërsa greku në anglisht. Kasmi i ka bërë kontroll për ta parë nëse ka armë me vete dhe ai nuk ka pasur por ka shpëtuar se nuk ka patur armë. Çuditërisht pas një kohe të shkurtër greku është kthyer në vendin e ngjarjes. Një i huaj të cilit i vihet pistoleta në kokë nuk kthehet prapë. Ky është një detaj që i ka shpëtuar. Një gjë tjetër që dua të theksoj është momenti ku ka ndodhur vrasja.

Dëfrim Kasmi ishte tip që nuk tregonte kurrë se ku linte takim. Kur thoshte hajde diku, më pas të telefononte të lëvizje disa metra më tutje. Mario Meshini ka qënë me motorr duke e pritur.  Meshini nuk e ka prekur celularin. Familja e Kasmit, njoftimin për vrasjen e ka marrë nëpërmjet Meshinit.  Ose ndonjë person tjetër i përbashkët. Mario ka qënë i tronditur.  Ai atë ditë ka patur ditëlindjen e të dashurës së tij, dhe e dashura e priste në një lokal. Sapo e ka takuar, kanë shkuar persona dhe e kanë marrë për ta dërguar në shtëpi, pasi kishin frikë mos ishte identifikuar, për të shmangur problematikat. Policia ka ndenjur mbi 1 orë me Meshinin, i cili ishte bërë gati të shkonte në funeralin e Kasmit. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075709819793701
array(1) { ["section"]=> string(113) "para-se-ta-vriste-i-coi-pistoleten-ne-koke-gazetari-artan-hoxha-tregon-detajin-qe-i-mori-jeten-devi-kasmit-109009" }