Para se të largohet Donald Lu i sjell kupën Shqipërisë, fiton ndeshjen e futbollit

Publikuar tek: barometri, më 08:23 04-06-2018 Para se të largohet Donald Lu i sjell kupën Shqipërisë, fiton ndeshjen e futbollit

Ambasadori amerikan Donald Lu para se të largohet i ka bërë një dhuratë Shqipërisë. Ai i ka sjellë vendit një kupë në futboll, fituar nga ndeshjet me kolegët e tij amerikanë të rajonit.

 

“Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të Futbollit të Ambasadave Amerikane 2018!  Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri! ", njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasadori Lu do të mbyllë detyrën e tij në Shqipëri në muajin korrik. Lu do të transferohet në Kirgistan për të vijuar misionin e tij të radhës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031280994415283
array(1) { ["section"]=> string(88) "para-se-te-largohet-donald-lu-i-sjell-kupen-shqiperise-fiton-ndeshjen-e-futbollit-123153" }