Para shqiptares ka përdhunuar mbi 100 femra, rrëfehet turistja e dhunuar seksualisht nga  ‘Dragoi i Kavos’: U shokova kur mora vesh...

Publikuar tek: rajon, më 15:25 25-05-2020 Para shqiptares ka përdhunuar mbi 100 femra, rrëfehet turistja e dhunuar seksualisht nga  ‘Dragoi i Kavos’: U shokova kur mora vesh... Momenti kur Dimitris Aspiotis u arrestua

Dimitris Aspiotis, i cili akuzohet se përdhunoi për 48 orë një 34 vjeçare shqiptare, bëhet me dije se ka dhunuar seksualisht mbi 100 femra deri në vitin 2012, përpara se të vihej në pranga.

Një nga viktimat e tij është britanikja Kayleigh Morgan. Ajo ka marrë guximin të dalë publikisht të dëshmojë kundër “Dragoit të Kavos”, duke kërkuar dënimin e tij sa më të gjatë.

Sakaq ajo rrëfen se është shokuar kur mori vesh fillimisht se ishte liruar, më tej tregon se ai ka abuzuar seksualisht edhe me një mikeshë të saj.

“Një person si ai nuk ndryshon asnjëherë. Jam tmerruar kur mora vesh se ka dalë nga burgu. Ai do të bëjë të njëjtat gjëra që ka bërë me mua edhe me gratë e tjera. U shokova kur u lirua.

Ai kishte dhunuar seksualisht një mikeshën time e ajo më tregoi se ishte përdhunuar nga një burrë, që e ka njohur nga tatutazhet që mban. Sapo pashë ata tatuazhe, e dija se cfarë do të ndodhte edhe me mua”, ka rrëfyer turistja e abuzuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093410015106201
array(1) { ["section"]=> string(133) "para-shqiptares-ka-perdhunuar-mbi-100-femra-rrefehet-turistja-e-dhunuar-seksualisht-nga-dragoi-i-kavos-u-shokova-kur-mora-vesh-207742" }