Para vizitës në Shqipëri, Meta takon homologun bullgar: Marrëdhëniet mes 2 vendeve të shkëlqyera

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 22-01-2020 Para vizitës në Shqipëri, Meta takon homologun bullgar: Marrëdhëniet mes 2 vendeve të shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev disa ditë para se ky i fundit të vizitojë vendin tonë. Meta bën me dije se gjatë takimit e ka falenderuar homologun e tij për solidaritetin që Bullgaria tregoi ndaj vendit tonë pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

 Sakaq Meta shprehu besimin se vizita e Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë si dhe ka vlerëzuar mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Një takim i ngrohtë në Jerusalem me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilin e falenderova për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Vizita e tij në javët e ardhshme në Tiranë do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. U dakordësuam se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071380138397217
array(1) { ["section"]=> string(101) "para-vizites-ne-shqiperi-meta-takon-homologun-bullgar-marredheniet-mes-2-vendeve-te-shkelqyera-192844" }