Parada ruse, njëri prej tankeve merr flakë, objekt i medias ndërkombëtare

Publikuar tek: bota, më 16:55 10-05-2015 Tanku rus merr flakë gjatë paradës

Youtube: VideoWorldNews

Ky është momenti kur një tank rus gjatë paradës së 9 Majit, mori flakë në sheshin Lenin ku mbaheshin edhe festimet, raporton Mirror.

Megjithatë, raportojnë mediat ndërkombëtare, zyrtarët u kujdesën shpejt për të dalë nga situata. Ushtarakë thanë se ky lloj tanku ishte i njëjtë me atë që rrëzoi një avion malajzianë mbi Ukrainë vitin e kaluar.

Një burim ushtarak i tha Mail Online: Zjarri u shua brenda disa minuta, më pas një kamion e hoqi menjëherë”.

Ata argumentuan se duhet të ketë qenë ndonjë rrjedhje nafte që shkakoi flakët dhe tymin.

Shumë liderë perëndimore refuzuan të merrnin pjesë në festime për të nderuar 24 milionë njerëz që vdiqën në Rusi në Luftën e Dytë Botërore. Shkak, është roli i Rusisë në krizën e Ukrainës.

Nipi i Ëinston Churchill, Sir Nicholas Soames që përfaqësoi Britaninë e Madhe tha: “Ndajmë të njëjtat vlera në këtë Ditë të Fitores, sikurse Britania dhe Rusia qëndruan së bashku kundër nazizmit. Gjyshi im Ëinston Churchill ka vlerësuar shërbimin e pakrahasueshëm të Rusisë në këtë kauzë të përbashkët”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011074066162109
array(1) { ["section"]=> string(77) "parada-ruse-njeri-prej-tankeve-merr-flake-objekt-i-medias-nderkombetare-10811" }