Parada ushtarake në Moskë, Putin: Lufta është ende aktuale

Publikuar tek: bota, më 17:28 09-05-2019 Parada ushtarake në Moskë, Putin: Lufta është ende aktuale Parada ushtarake ne Sheshin e Kuq ne Kremlin

Në Moskë u mbajt sot parada ushtarake në Sheshin e Kuq, për të përkujtuar 9 majin, dita e cila është shënuar në histori si dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me Fitoren e Madhe kundër nazizmit të udhëhequr nga Ushtria e Kuqe Sovjetike.

Presidenti rus Vladimir Putin në fjalën e tij deklaroi se lufta është ende aktuale, por premtoi se Rusia do të bëjë gjithçka që lufta të shmanget.

Në Moskë parakaluan para mureve të Kremlinit më shumë se 13 mijë ushtarë dhe 132 mjete ushtarake.

‘Lufta është sërish aktuale por Rusia do të bëjë çdo gjë për ta shmangur’, ka deklaruar Putini. Festa është simbolike ndaj fitores së ish-Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste dhe në këtë ditë kujtohet gjithashtu edhe rënia në betejë e ushtarëve rus.

Presidenti Putin theksoi se populli rus e di shumë mirë se çfarë është lufta dhe nuk e dëshiron atë. Të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë federative ruse. Putin tha se fitorja ndaj nazizmit është një fakt historik i lavdishëm për Bashkimin Europian dhe Rusinë. 

parada6.jpg

parada7.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012084007263184
array(1) { ["section"]=> string(63) "parada-ushtarake-ne-moske-putin-lufta-eshte-ende-aktuale-163624" }