Parada ushtarake ruse, 25 liderë botërorë mes të cilëve presidenti i Kinës dhe Kim i Koresë

Publikuar tek: bota, më 14:53 10-04-2015 Parada ushtarake ruse, 25 liderë botërorë mes të cilëve presidenti i Kinës dhe Kim i Koresë Nje ushtarak duke ndjekur pergatitjet e punimeve per Paraden

Nëse liderët perëndimorë nuk duan të celebrojnë ditën e Fitores mbi fashizmin në Rusi, Moska do ta çojë këtë celebrim në shtetet e tyre, raporton Moskoë Times. Qendra e Moskës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar do të organizojë koncerte dhe ekspozita me rastin e 70 vjetorit të fitores mbi nazizmin në 12 shtete, duke përfshirë Gjermaninë, Izraelin e Letoninë.

Qeveria ka akorduar 307 mijë dollar për projektin. Ekspozitat do të happen në Belgjikë, Kanada, Gjermani, Portugali, Serbi dhe kryeqytetet e tre vendeve baltike. Ndoshta në listë do të përfshihen edhe qytete të tjera. Në Rigë një ekspozitë është hapur. Në të paraqiten 32 postera historikë me informacione rreth betejës së Leningradit, Stalingradit dhe Kursk.

Në një takim të grupit organizator të festimeve gjatë muajit të kaluar, presidenti Vladimir Putin tha se vendet perëndimore “po përpiqen të nënvleftësojnë fuqinë dhe autoritetin moral të Rusisë dhe ta deprivojnë nga statusi si një komb fitues”.

Shumica e liderëve perëndimorë duke përfshirë SHBA, Britani, Gjermani, Poloni – vendet balltike Estonia, Letonia e Lituania – kanë kthyer mbrapsh ftesat për këtë paradë.

Por Moska bën të ditur se janë 25 lidera ndërkombëtarë që planifikojnë të ndjekin paradën, duke përfshirë Presidentin Kinez Xi Jinping, dhe liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.97072815895081
array(1) { ["section"]=> string(95) "parada-ushtarake-ruse-25-lidere-boterore-mes-te-cileve-presidenti-i-kines-dhe-kim-i-korese-8372" }