Paradë Gay më 11 qershor

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 27-01-2015 Paradë Gay më 11 qershor Nga shëtitja me biçikleta vitin e kaluar të komunitetit LGBT

Edhe këtë vit komuniteti LGBT do të zhvillojë një paradë në kryeqytet. Parada është planifikuar në datën 11 qershor. Organizatorë janë Ambasada Pink, LGBT Pro Shqipëri, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe Open Mind Spectrum Albania.

Kurse në ditën kundër homofobisë, 17 Maj do të zhvillohen të tjera aktivitete siç është ai i “Panairi i Diversitetit”, ekspozita e leksione të hapura.

“Tirana Pride 2015, do të jetë një ditë solidarizimi me komunitetin e personave lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë dhe interseks, të cilët për shkak të diskriminimit historik hasin vështirësi të shumta në jetët e tyre”, bëjnë me dije organizatorët, duke shtuar edhe përpjekjet e vendit për pranimin e diversitetit në vitet e fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AKU gjobit subjektet e transportit të bukës, mungon higjiena
Reforma në drejtësi, Nishani: Duhet vullnet, jo në funksion të militantizmit »
Article Logic
Execution time: 0.0089309215545654
array(1) { ["section"]=> string(29) "parade-gay-me-11-qershor-1615" }