'Paradise Papers’, dalin miliona dokumente, zbulohen paratë e fshehura në parajsa fiskale

Publikuar tek: bota, më 19:29 05-11-2017 'Paradise Papers’, dalin miliona dokumente, zbulohen paratë e fshehura në parajsa fiskale

Një tjetër rrjedhje e madhe dokumentesh që zbulojnë miliona para të fshehura në zonat e parajsave fiskale kanë dalë në publik këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për 13.4 milion dokumente të korporatave dhe individëve të regjistraura off-shore.

385 gazetarë nga 65 shtete të ndryshme të botës janë aktualisht duke investiguar dokumentet që përflitet se zbulojnë lidhjet e njerëzve të pushtetshëm, nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta II deri te presidenti amerikan Donald Trump, raporton newsbomb.al.

Sipas mediave britanike që janë pjesë e këtij investigimit, mbretëresha e Britanisë ka investuar 10 milion paund në kompaninë e saj imobilare në parajsat fiskale.

Disa nga vendet prej ku kanë rrjedhur këto dokumente janë studio ligjore të regjistraura në Antigua dhe Barbuda, Aruba, Bahamas, Barbados, Bermuda, Ishujt Kaiman, Ishujt Cook, Grenada, Labuan, Liban, Maltë, Ishujt Marshall, St Kitts dhe Nevis, St Lucia, St Vincent, Samoa, Trinidad dhe Tobago, dhe Vanuatu.

6.8 milion nga këto dokumente kanë të bëjnë me një firmë ligjore dhe ofrues të shërbimeve të korporatave që vepronin së bashku në 10 juridiksione nën emrin Appleby. Vitin e kaluar, kjo firmë u ble dhe tani quhet Estera. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në qendër të Moskës, evokuohen 10 mijë banorë
“E kam kuptuar atë që po komplotohet fshehurazi ndaj meje”, kryeministri jep dorëheqjen i frikësuar për jetën »
Article Logic
Execution time: 0.010204076766968
array(1) { ["section"]=> string(91) "paradise-papers-dalin-miliona-dokumente-zbulohen-parate-e-fshehura-ne-parajsa-fiskale-98455" }