'Paradise Papers': Oligarku rus me dy ekipe në Premier Ligë

Publikuar tek: bota, më 23:19 05-11-2017 'Paradise Papers': Oligarku rus me dy ekipe në Premier Ligë

Kampionati anglez i futbollit është tronditur pas publikimit të dokumenteve “Paradise Papers” që kanë ngjallur dyshime se kush është pronari i vërtetë të ekipit Everton FC dhe nëse është shkelur rregulli i Premier Ligës.

BBC shkruan se biznesmeni Farhad Moshiri shiti aksionet e tij te ekipi i Arsenalit për të blerë 50% të aksioneve te Everton.

Por dokumentet e publikuara tregojnë se aksionet që ai kishte te Arsenali ishin një dhuratë nga oligarku rus Alisher Usmanov, i cili ka 30.4% aksione te Arsenali. Pyetja që ngrihet është nëse paratë e tij tashmë janë te ekipi i Evertonit, raporton Newsbomb.al.

Rregullat e Premier Ligës theksojnë se një person që ka të paktën 10% aksione në një ekip futbolli nuk mund të ketë aksione në ekip tjetër për të shmangur konfliktin e interesit, sidomos në ndeshjet mes dy ekipeve dhe transfertat e futbollistëve, shkruan Newsbomb.al.

Të dy biznesmenët i kanë mohuar akuzat.

asdfwe4fr3fg3g3gh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shfaqet imazhi i Donald Trump në veshin e një qeni (Foto)
Autori i masakrës në Teksas, pjesë e grupit neo-nazist? »
Article Logic
Execution time: 0.013055086135864
array(1) { ["section"]=> string(62) "paradise-papers-oligarku-rus-me-dy-ekipe-ne-premier-lige-98471" }