“Paradise papers”, vjen reagimi Bashkimit Europian: Luftë pa kompromis evazionit fiskal

Publikuar tek: bota, më 19:28 06-11-2017 “Paradise papers”, vjen reagimi Bashkimit Europian: Luftë pa kompromis evazionit fiskal

Pas skandalit që ka shpërthyer me publikim e “Paradise Papers” ka ardhur reagimi i Komisionit Evropian dhe ministrave të Financave të BE-së.

Ata janë shprehur të tronditur nga zbulimet e “Paradise Papers” dhe premtuan rritjen e luftës kundër evazionit fiskal.

 “Ky skandal i ri tregon, edhe njëherë, se disa sipërmarrje dhe individë të pasur janë gati për gjithçka për të mos paguar taksat. Qytetarët evropianë nuk durojnë më dhe kanë të drejtë. Kjo është e padurueshme!”, deklaroi komisioneri evropian për çështjet Fiskale, Pierre Moscovici, para se të fillonte një mbledhje me ministrat e Financave të BE-së në Bruksel, shkruan atsh.

Dokumentat e "Paradise Papers" u publikuan dje dhe janë rrjedhjet e dokumentacioneve mbi shmangiet fiskale, pas një hetimi nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), që grupon 96 media nga 67 vende.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 2 trafikantët shqiptarë me kokainë në Itali, cili ishte gjesti që i “tradhëtoi”
Vrau barbarisht vajzën e adoptuar 18 muajshme, zbulohen mesazhet e frikshme të 31 vjeçarit në natën e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.010472059249878
array(1) { ["section"]=> string(89) "paradise-papers-vjen-reagimi-bashkimit-europian-lufte-pa-kompromis-evazionit-fiskal-98583" }