Paradokset e tërmetit/ Shtëpia prej qerpiçi qendron bindshëm, ‘shtrembërohet’ pallati i lartë, në ballkone varen tabelat ‘SHITET’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:54 09-12-2019 Paradokset e tërmetit/ Shtëpia prej qerpiçi qendron bindshëm, ‘shtrembërohet’ pallati i lartë, në ballkone varen tabelat ‘SHITET’ Majtas shtepia me qerpic, djathtas pallati i larte

Në krahun e majtë të kësaj rrugice pranë qendrës së Tiranës shihet një shtëpi e vjetër dy-katëshe tiranase, prej qerpiçi, me trarë druri dhe tjegulla prehistorike.

Shtëpia është e rrënuar krejt, dhe braktisur prej disa vitesh, askush nuk banon më aty. Duket sikur do bjerë nga çasti në çast, por asgjë nuk i ndodhi me tërmetin.

Në krahun e djathtë, në fund të rrugicës dallohet pallati i lartë, i cili natën e tërmetit bëri më bujë se kushdo tjetër në Tiranë, pasi dukej se ishte 'shtrembëruar pak' nga goditja.

Fotoja është publikuar nga profesor Ilir Ciko me titullin ‘paradokset e tërmetit’.

Më tej Ciko thotë se policia evakuoi gjithë njerëzit, u kryen verifikimet e ndonëse nuk dolën probleme, pak njerëz janë kthyer dhe në ballkonet e tij tashmë varen banderola me shprehjen e dëshpëruar 'Shitet'...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024805068969727
array(1) { ["section"]=> string(129) "paradokset-e-termetit-shtepia-prej-qerpici-qendron-bindshem-shtremberohet-pallati-i-larte-ne-ballkone-varen-tabelat-shitet-188847" }