Humbja e javës së fundit, duket sikur i trazuar ujrat në shtëpinë e Milanit. Tashmë çdo ditë e më shumë flitet për largimin e trajnerit toskan, Montela.
Drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve, Marco Fassone ishte i qartë kur tha se rrezultate të tilla nuk janë të denja për Milanin. Kjo gjë është parë si një paralajmërim për Montelën se tre ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për fatin tij në krye të stolit të kuqezinjve.
Por ajo çka e konplikon disi situatën, është fakti se Milan dy nga tre përballjet e radhës i ka ndaj dy rivalëve direkt si Roma e Inter.
Por pavarsisht të gjithave “Djalli” është i detyruar të paraqitet sa më mirë duke sjellë në shtëpi pikë, pse jo t’i marrë të treja ndeshjet fitore.