PARADOKSI, Mali i Zi shpalli 'fitoren' ndaj Covid-19, ministri infektohet nga koronavirusi

Publikuar tek: rajon, më 16:45 08-07-2020 PARADOKSI, Mali i Zi shpalli 'fitoren' ndaj Covid-19, ministri infektohet nga koronavirusi Kemal Purisic

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, Kemal Purisic ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Lajmin e ka dhënë qeveria Malazeze me një njoftim në Twitter. Në lajmin e publikuar thuhet se Purisic dhe gruaja e tij janë në vetëizolim.

Mediat malazeze njoftojnë se gjendja momentale e ministrit është e qendrueshme dhe se po shikohen njerëzit që kanë patur kontakt me të.

Autoritetet shëndetësore në Malin e Zi shpallën më 2 qershor fundin e epidemisë së koronavirusit në vend. Vendimi u mor me rekomandim të Institutit Publik për Shëndetin, pasi në vend që prej 28 ditësh nuk është raportuar asnjë rast i ri me Covid-19.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, shkruhet në një postim të qeverisë malazeze në Twitter. Që nga nisja e pandemisë në Malin e Zi u regjistruan 324 persona të infektuar dhe 9 viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010277032852173
array(1) { ["section"]=> string(93) "paradoksi-mali-i-zi-shpalli-fitoren-ndaj-covid-19-ministri-infektohet-nga-koronavirusi-213248" }