Paralajmërim i fortë për Albin Kurtin: I rrezikohet jeta, ka njerëz që e duan të…

Publikuar tek: rajon, më 18:15 22-11-2019 Paralajmërim i fortë për Albin Kurtin: I rrezikohet jeta, ka njerëz që e duan të… Kreu i Vetevendosjes Albin Kurti gjate nje proteste

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka deklaruar se Albin Kurti duhet të mbrohet nga struktura shtetërore seose i rrezikohet jeta.

Daçi bëri paralajmërimin për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, ku i kërkoi të mos udhëtojë askund pa pasur mbrojtje nga strukturat shtetërore, sidomos pas incidentit rrugor të ndodhur në Tiranë.

‘Derisa nuk kujdeset shteti, sepse pa qenë kryeministër nuk mund të kujdeset shteti aq sa duhet, partia e tij dhe ai vetë nuk guxojnë të sillen papërgjegjshëm ndaj sigurisë së tij. Ka tepër njerëz në Ballkan që do të dëshironin më së paku që të lëndohet e të mos jetë i aftë. Gjithmonë kam thënë se është një resurs jashtëzakonisht i madh kombëtar Vetëvendosja, sepse është e shkolluar dhe nuk ka pasur kohë të korruptohet dhe i duhet Kosovës, por tani pritshmëritë e mia nuk janë të kënaqshme sepse u zgjat shumë procesi’, ka deklaruar akademiku Daci.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02590799331665
array(1) { ["section"]=> string(85) "paralajmerim-i-forte-per-albin-kurtin-i-rrezikohet-jeta-ka-njerez-qe-e-duan-te-186842" }