Paralajmërimi i bujshëm i Ngjelës: Pritet arrestimi i tetë ose dhjetë deputetëve…

Publikuar tek: politike, më 21:40 06-01-2018 Paralajmërimi i bujshëm i Ngjelës: Pritet arrestimi i tetë ose dhjetë deputetëve…

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se së shpjeti pritet arrestimi 8 ose 10 deputetëve.

 Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në news 24, Ngjela u shpreh se nuk i di emrat e deputetëve, por pjesa më e madhe do të jetë nga krahu i Partisë Demokratike. 

Më tej Ngjela tha se disa nga këta deputetë janë të frikësuar nga Reforma në Drejtësi.

“Numrin e personave që pritet të arrestohen nuk e kam unë, por mund të jenë 8 ose 10 deputëtë. Ju njoftoj se është ndërruar prokurori i Tiranës, ai i ka në dorë. Ajo që ndodhi në Parlament, mund të ndodhi në rrugë jo aty. Aty ruhet sovraniteti i popullit. Nuk i njoh si emra, por janë të Saliut më shumë. Të shqetësuar janë ata që i kap reforma në drejtësi”,- u shpreh Spartak Ngjela. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010737895965576
array(1) { ["section"]=> string(86) "paralajmerimi-i-bujshem-i-ngjeles-pritet-arrestimi-i-tete-ose-dhjete-deputeteve-105694" }