Paralajmërimi i Donald Tusk: Negociatat për anëtarësim mund të shtyhen, jo të gjitha shtetet janë të gatshme

Publikuar tek: politike, më 14:52 12-06-2019 Paralajmërimi i Donald Tusk: Negociatat për anëtarësim mund të shtyhen, jo të gjitha shtetet janë të gatshme

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian duket se do të shtyjnë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht paralajmërimeve se vonesat e mëtejshme mund të minojnë përpjekjet reformuese pro-demokratike dhe stabilitetin në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, raporton Associated Press.

Në samitin që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme, liderët e BE do të diskutojnë mbi kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por kryetari i takimit të tyre - Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk - sinjalizoi të mërkurën se jo të gjitha vendet duan që dy shtetet të fillojnë negociatat këtë qershor.

"Gjatë dy viteve të fundit, vendi juaj ka dhënë të gjitha sinjalet e duhura politike që BE priste nga kandidatët," tha Tusk, në një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. "Ju keni bërë gjithçka që pritej prej jush."

"Por unë dua të jem i sinqertë me ju: jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin vendimin për hapjen e negociatave në ditët në vijim," shtoi Tusk.

Pas marrjes së postit të tij si president i Komisionit Evropian në 2014, Jean-Claude Juncker tha se asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së gjatë mandatit të tij, që përfundon më 31 tetor. Megjithëse gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Tusk shprehu mbështetjen për çeljen e negociatave dhe vlerësoi progresin e bërë në implementimin e reformave.

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini paralajmëroi muajin e shkuar se Evropa është "në udhëkryq" kur bëhet fjalë për zgjerimin në Ballkan. "Ne gjithmonë themi se është një proces i bazuar në merita, kështu që kur merita vlerësohet si pozitive ajo duhet të pranohet," tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023093938827515
array(1) { ["section"]=> string(113) "paralajmerimi-i-donald-tusk-negociatat-per-anetaresim-mund-te-shtyhen-jo-te-gjitha-shtetet-jane-te-gatshme-167954" }