Paralajmërimi i FBI: Kina po kërkon të vjedhë vaksinën ndaj koronavirusit

Publikuar tek: bota, më 06:47 12-05-2020 Paralajmërimi i FBI: Kina po kërkon të vjedhë vaksinën ndaj koronavirusit Foto ilustruese

FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme po përgatiten të nxjerrin një paralajmërim që tregon se hakerët dhe spiunët kinezë po provojnë të vjedhin kërkimet amerikane për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve për COVID-19.

Kina po kërkon”të dhëna të vlefshme të pronësisë intelektuale dhe shëndetit publik përmes mjeteve të paligjshme që lidhen me vaksinat, trajtimet dhe testimin”, tha një draft i paralajmërimit të FBI, i marrë nga New York Times.

Paralajmërimi vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi Pekinin për fshehjen e informacioneve lidhur me ashpërsinë e virusit që filloi në Ëuhan, të Kinës, në fund të dhjetorit dhe për përhapjen e propagandës në muajt në vijim.

PResidenti Trump ka dhënë urdhër që Agjencia e Sigurisë Kombëtare të gjurmojë hakerat, pasi çështja ka filluar të bëhet shumë serioze, raporton New York Times.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reperi 21-vjeçar qëllohet për vdekje 4 blloqe larg shtëpisë së tij (VIDEO)
'Mos më pyet mua por Kinën', Trump përplaset me gazetaren dhe largohet nga konferenca e shtypit (DEBATI-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010066986083984
array(1) { ["section"]=> string(79) "paralajmerimi-i-fbi-kina-po-kerkon-te-vjedhe-vaksinen-ndaj-koronavirusit-206051" }