Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve, vullkani rrezikon të shpërthejë shpejt, mund të fshijë planetin (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:12 13-10-2017 Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve, vullkani rrezikon të shpërthejë shpejt, mund të fshijë planetin (VIDEO)

Pas një mbikqyrjeje në Parkun Kombëtar të Yellowstone, konstatohet se mund të shpërthejë më herët se ç'ishte menduar fillimisht, dhe nëse ndodh, mund të fshijë jetën e planetin, kështu po paralajmërojnë shkencëtarët.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Arizonës analizuan disa minerale nga shpërthimi më i madh i vullkanit (më shumë se 630.000 vjet më parë) dhe gjetën disa detaje befasuese, sipas National Geographic.

Nëse shpërthen, vullkani ka aftësinë të mbulojë Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta ta dërgojë botën në një dimër vullkanik. Shpërthimi mund të jetë gjithashtu 2.000 herë më i madh se shpërthimi i malit St. Helens, i cili vrau 57 vetë.

Hulumtuesit shtuan se është akoma herët për të përcaktuar një afat kohor të saktë kur do të shpërthejë. Parashikimet e kaluara kanë shqetësuar NASA aq shumë saqë organizata po punon tani në një mënyrë për të parandaluar shkatërrimin e njerëzimit. Sipas National Geographic, NASA planifikon të shpojë dhomën për të ftohur vullkanin.

"Nëse do të ndodhte ky shpërthim i madh në Caldera në YelloWstone, efektet e saj do të prekin mbarë botën. Depozitat e dendura të hirit do të varrosnin zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara dhe injektimi i vëllimeve të mëdha të gazrave vullkanike në atmosferë mund të ndikonte në mënyrë drastike në klimën globale ", thuhet në USGS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku akuzohet për abuzim seksual dhe injektim droge ndaj 15 vjeçares, e thirri në zyrë tek spitali ku punonte
Pamje të frikshme, shtëpia qëndron në ajër, gati të shembet pas shirave të rrëmbyeshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011871814727783
array(1) { ["section"]=> string(115) "paralajmerimi-i-frikshem-i-shkencetareve-vullkani-rrezikon-te-shpertheje-shpejt-mund-te-fshije-planetin-video-95813" }