Paralajmërimi i gazetarëve: Presidenca ka disa video, prokuroria të nisë urgjentisht hetimin

Publikuar tek: politike, më 22:42 18-11-2019 Paralajmërimi i gazetarëve: Presidenca ka disa video, prokuroria të nisë urgjentisht hetimin Gazetarët Artan Hoxha, Klodiana Lala

Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka thelluar përplasjen mes Presidencës dhe Kuvendit.

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohet dhe një video, me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, ku në qendër është Ardian Dvorani, kreu i KED të cilin Presidenca e akuzon për komplot në kapjen e Gjykatës Kushtetues.

Por çfarë ka në këtë video? Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Opinion, se: “Zëdhënësi i Presidenti, flet dhe në emër të Presidentit. Nuk flet si gazetar aty, Tedi Blushi. Ai duhet të thirret urgjentisht, aq më tepër që është shantazhuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ata thonë qartësisht se ka prova. Ato janë prova, urgjentisht prokuroria duhet të fillojë urgjentisht hetimin, janë kërcënuar institucionet më të rëndësishme të vendit. Problemi është në këtë rast, baba Takut mund t’i ketë humbur çanta ose t’i ketë humbur ndonjë kasetë. Nëse është kërcënuar vërtetë Gjykata Kushtetuese dhe pas kësaj fshihet kryeministri dhe qeveria e vendit aq më tepër kur e ka një institucion kaq të rëndësishëm sa është Presidenca”.

“Do kesh video plot këto ditë, nga ato me shantazhe”, theksoi më tej gazetari.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala tha: Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074481964111328
array(1) { ["section"]=> string(97) "paralajmerimi-i-gazetareve-presidenca-ka-disa-video-prokuroria-te-nise-urgjentisht-hetimin-186378" }