Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Ervin Hodaj paralajmëroi masa të ashpra disiplinore për të gjithë ata që favorizojnë fenomenin e kanabisit.
Në një takim sensibilizues, Hodaj pohoi se sfida më e madhe e policisë është parandalimi i mbjelljes së hashashit.
“Duam ndihmën e shkollave dhe drejtorisë arsimore. Nxënës e mësues të bëhen pjesë e fushatës sensibilizuese. Kemi hartuar plan masash për çdo shërbim policor”, u shpreh Hodaj në një takim sensibilizues.
“Sfida më e madhe e policisë është parandalimi i mbjelljes së hashashit”, u shpreh ai teksa i bëri thirrje për ndihmë shkollave dhe Drejtorisë Arsimore që nxënësit dhe mësuesit të bëhen pjesë e fushatës sensibilizuese.