“Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit”, ky është lajmërimi i bërë nga zëdhënësja Drilona Hoxhaj, e cila apeloi që komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.
“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit.”, u shpreh Hoxha.
Ndërkohë deri në orën 14:00 është numëruar 51.08 % e kutive të votimit.