Paralajmërimi i Malaj: Nëse nuk heqim dorë nga PPP-të, FMN mund të bllokojë fondet

Publikuar tek: ekonomi, më 23:33 02-07-2020 Paralajmërimi i Malaj: Nëse nuk heqim dorë nga PPP-të, FMN mund të bllokojë fondet FotoArkive: Arben Malaj

Eksperti i dhe ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë se kur Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që të ndalohen PPP-të, këto kritika janë serioze dhe mund të bllokojnë fondet nga donatorët.

Në RTV Ora, Malaj u shpreh se FMN ka një peshë përcaktuese të qëndrimit të donatorëve për të ndihmuar apo jo një vend, për t'ia dhënë paratë apo për t'ia penguar ato.

“Mosbashkëpunimi me FMN-në nuk është diçka e lehtë. Në momentin kur FMN bën paraljmërime serioze për të ndalur PPP-të, për të mos bërë amnistinë, për të mos çarë financat publike, një nga rregullat e arta në financat publike është që çdo përjashtim është një gropë e zezë. Nëse duam të ndihmojmë të varfërit, të papunët dhe zonat më pak të zhvilluara, duhet të funksionojmë në krahun e shpenzimeve, jo të çajmë sistemin e të ardhurave dhe të kemi më pak të ardhura. Në rastin që FMN bëhet kritike publike, ne rrezikohemi që donatorët që kanë marrë angazhim për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin e saj, do të ngadalësojnë dhe mund edhe të ngrijnë përkohësisht lëvrimin e fondeve.

'Në një kohë që ne kemi fonde në dispozicion, thjesht se nuk bashkëpunojmë me institucionet ndërkombëtare dhe bankat e zhvillimit, ne po e thellojmë krizën e pandemisë, dalja nga kriza do jetë më e ngadaltë dhe  pasojat do jenë më të rënda. Nuk është thjesht një fjalë nuk e dëgjuam FMN. FMN ka një peshë përcaktuese të qëndrimit të donatorëve për të ndihmuar apo jo një vend, për t'ia dhënë paratë apo për t'ia penguar”, tha Arben Malaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010070085525513
array(1) { ["section"]=> string(87) "paralajmerimi-i-malaj-nese-nuk-heqim-dore-nga-ppp-te-fmn-mund-te-bllokoje-fondet-212633" }