Paralajmërimi i Sali Berishës: Rama do nxirret me polici nga zyra, sepse nuk do ta dorëzojë kryeministrinë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:44 21-01-2021 Paralajmërimi i Sali Berishës: Rama do nxirret me polici nga zyra, sepse nuk do ta dorëzojë kryeministrinë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një parashikim të bujshëm se çfarë do të ndodhë me Edi Ramën pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.  

Në Syri.tv, Berisha pohoi se Rama nuk do e lëshojë zyrën dhe do të largohet vetëm kur ta nxjerrë policia, pra sipas Berishës i arrestuar.

Kjo pasi sipas Berishës mbi Ramën rëndojnë 4 akuza të rënda.

‘Edi Ramën pas 25 prillit e shikoj me 4 dosje penale, për të cilët meriton për gjithsecilën 30 vite burgim. I di vetë Rama për cilat dosje bëhet fjalë. Për dosjen e ‘CEZ-it’, të ‘Inceneratorëve’, Dosja e ‘Detit’ për tradhëti të lartë kombëtare, dosja e vjedhjes të fondeve të tërmetit. Por ai nuk ikën. Ai do krrehet. Ai nuk del nga ajo zyrë. Pas zgjedhjeve do nxirret me forca të policisë, sepse nuk del, nuk e dorëzon postin.

A ju kujtohet që desh organizoi sulmin ndaj KQZ-së ku desh e dogji. Nuk e lëshon absolutisht zyrën. Këtu do jemi. Do shihni gjërat më të papara. A ju kujtohet se si e rrethoi KQZ-ë për Bashkinë. Ishte kryetar i bashkisë dhe desh dogji KQZ-në. Këtu kini për të qenë," tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Makina që goditi portën e kryeministrisë ishte mbushur me tritol”, gazetari rrëfen bisedën me Sokol Olldashin: Shoferi ishte në gjendje të dehur…
Vranësira dhe reshje të herëpashershme, mësoni si do jetë moti sot: Nuk do mungojë dielli »
Article Logic
Execution time: 0.011737108230591
array(1) { ["section"]=> string(111) "paralajmerimi-i-sali-berishes-rama-do-nxirret-me-polici-nga-zyra-sepse-nuk-do-ta-dorezoje-kryeministrine-235923" }