Paralajmërimi i shkencëtarit: Virusi apokaliptik do të vijë së shpejti, 100 herë më i fortë se COVID-19

Publikuar tek: bota, më 07:18 04-07-2020 Paralajmërimi i shkencëtarit: Virusi apokaliptik do të vijë së shpejti, 100 herë më i fortë se COVID-19 Shkencetari Michael Greger

Shkencëtari amerikan Michael Greger ka bërë një paralajmërim shokues, duke thënë se njerëzimi pritet të goditet nga një virus tjetër më i fortë.

Ai tha se këtë herë, virusi do të vijë nga shpendët, ndërsa nënvizon faktin se sëmundjet, agjentët shkaktarë të të cilave kalojnë nga kafshët te njerëzit, janë çelësi i të gjithë problemeve për sa i përket viruseve.

Në librin e tij "Si t'i mbijetojmë një pandemie", Greger thotë se virusi i ri do të jetë apokaliptik dhe 100 herë më i fortë se koronavirusi.

Greger njoftoi se bartësi i ri i virusit agresiv i tipit të H5N1 është shpend, mishi i të cilit konsumohet gjerësisht.

Sipas tij, trupi i njeriut po bëhet gjithnjë e më i cënueshëm prej viruseve për shkak të kushteve jo-sterile të prodhimit si dhe kimikateve që i bëjnë që shpendët të rriten.

”Me pandemitë që përhapin në mënyrë eksplozive një virus nga njeriu te njeriu, nuk ka asnjëherë pyetje nëse, por kur do të ndodhin”, ka shkruar shkencëtari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098819732666016
array(1) { ["section"]=> string(108) "paralajmerimi-i-shkencetarit-virusi-apokaliptik-do-te-vije-se-shpejti-100-here-me-i-forte-se-covid-19-212764" }