Paralajmërimi i tmerrshëm i ISIS për Rusinë: Do shihni MASAKËR, bomba ME DRON për Kupën e Botës

Publikuar tek: bota, më 09:27 15-06-2018 Paralajmërimi i tmerrshëm i ISIS për Rusinë: Do shihni MASAKËR, bomba ME DRON për Kupën e Botës

ISIS ka bërë kërcënimin e tmerrshëm për shkatërrimin e Kupës së Botës në Rusi, nëpërmjet një video ku tregon se ç’do të bëjnë saktësisht.

Në videon që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se do të hidhen bomba me dron, dhe do të bëhet një masakër e vërtetë, që nuk është parë në të gjithë historinë.

Drejtori i inteligjencës së firmës Omer Karmi, u shpreh se terroristët kërkojnë "hakmarrje" mbi Putinin dhe Rusinë, shkruajnë mediat e huaja, raporton Newsbomb.al.

Në video shfaqet një person i maskuar, veshur me një kapuç, dhe në dorë mban një thikë dhe një pushkë sulmi. Më pas shihen shpërthime në të gjithë stadiumin, dhe logoja zyrtare e Rusisë.

Në një moment thotë: "Ne do të vrasim ty në atdheun tënd. Në Kupën e Botës 2018, prisni për ne”. Kujtojmë që në muajin prill, grupi i terroristëve që po planifikonin bomba dhe sulme me armë në Rostev u skatërruan nga shërbimi sekret i Rusisë.

Drejtori i inteligjencës Karmi ndër të tjera tha për Daily Star Online: "Ne kemi identifikuar një rritje në kërcënimet e ISIS ndaj Kupës Botërore në javët e fundit, veçanërisht që nga fillimi i Ramazanit. ISIS gjithmonë është përpjekur të frymëzojë ithtarët dhe mbështetësit e saj për të ndezur sulmet terroriste, duke përfshirë Evropën Perëndimore, SHBA dhe Rusinë. Me Kupën Botërore në Rusi, ISIS ndoshta e konsideron një mundësi të madhe për hakmarrje ndaj Moskës për pjesmarrje në koalicionin kundër ISIS.”

Ndërkohë Rusia ka rritur gadishmërinë, dhe është duke marrë masa të shumta sigurie për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve.

ghjxfhn.PNG

world-cup-2018-terrorist-isis-russia-saudi-arabia-jihad-luzhniki-stadium-football-putin-709358.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011461973190308
array(1) { ["section"]=> string(100) "paralajmerimi-i-tmerrshem-i-isis-per-rusine-do-shihni-masaker-bomba-me-dron-per-kupen-e-botes-124456" }