Paralajmërimi i Trump për takimin me Kim Jong-un, ja DETAJET

Publikuar tek: bota, më 08:59 19-04-2018 Paralajmërimi i Trump për takimin me Kim Jong-un, ja DETAJET Kim Jong-un

Presidenti i SHBA Donald Trump bën me dije se pret të takojë Kim Jong-un në javët e ardhshme dhe shpreson që diskutimi historik ballë për ballë për denuklearizimin e gadishullit Korean do të jetë një sukses mbarëbotëror.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Florida të mërkurën,Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çmos që takimi me përfaqësuesin e Koresë së Veriut të jetë i frytshëm.

Trump shtoi se, një ditë, ai shpreson të shohë të dy Koretë të jetojnë në "siguri, prosperitet dhe paqe".

“Siç e dini unë do të takoj Kim Jong-un në javët e ardhshme për të diskutuar programin berthamor. Shpresojmë se takimi do të jetë një sukses i madh që ne e presim. Do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për Korenë e Veriut dhe një gjë e jashtëzakonshme për botën. Pra, ne do të bëjmë gjithçka të mundur për ta bërë atë një sukses mbarëbotëror”, u shpreh presidenti Trump.

Gjithashtu Trump theksoi se: "Fushata jonë e presionit maksimal do të vazhdojë derisa Koreja e Veriut të heqë armatimin nuklear.”

SHBA dhe Koreja e Veriut kanë punuar shumë ngushtë në "nivelin më të lartë" të mundshëm për të organizuar samitin historik. Trump ka konfirmuar gjithashtu raportet e mëparshme të medias se drejtori i CIA-s dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo udhëtuan në Phenian javën e kaluar për një vizitë zyrtare, të cilën Trump tha se mund të mblidhet në fillim të qershorit ose pak më parë. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013168811798096
array(1) { ["section"]=> string(66) "paralajmerimi-i-trump-per-takimin-me-kim-jong-un-ja-detajet-117427" }