Paralajmërimi: Kriza e Katarit mund të na çojë drejt një lufte të re

Publikuar tek: bota, më 19:43 10-06-2017 Paralajmërimi: Kriza e Katarit mund të na çojë drejt një lufte të re

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në një prononcim për një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, siç është gazeta “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, është shprhur se shkëputja e marrëdhënieve në mes të Katarit dhe vendeve tjera arabe mund të çojë në konfilikti ushtarak.

Por ai ka shtuar se ende ka mundësi reale për të zbutur tensionin mes palëve, raporton Rel.

“Ka një rrezik që kjo mosmarrëveshje të çojë në luftë”, i ka thënë Gabriel gazetës, shkruan “Reuters”. Gazeta ka cituar ministrin, i cili e ka konsideruar situatën, si një ashpërsi “dramatike” në marrëdhëniet midis vendeve aleate dhe vendeve fqinje në Gjirin Persik. Gabriel ka shtuar, se u ka shprehur shqetësimet e tij, përmes bisedave personale homologëve nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, si dhe përmes bisedave telefonike, ministrave të jashtëm të Kuvajtit dhe Iranit. “Pas zhvillimit të disa bisedave këtë javë, e di se sa serioze është situata, por besoj se ka ende ka shanse të mira për t’i rregulluar marrëdhëniet “, është shprehur Gabriel.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Katalonja po shkon drejt pavarsisë, ja data e referendumit
Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me emigratë »
Article Logic
Execution time: 0.011565923690796
array(1) { ["section"]=> string(73) "paralajmerimi-kriza-e-katarit-mund-te-na-coje-drejt-nje-lufte-te-re-81994" }