Paralajmërimi më i fortë ndaj atyre që nuk mbështesin Donald Trump: Do mbajmë shënim emrat tuaj

Publikuar tek: bota, më 19:32 27-01-2017 Paralajmërimi më i fortë ndaj atyre që nuk mbështesin Donald Trump: Do mbajmë shënim emrat tuaj

Ambasadorja e re amerikane në OKB garantoi sot, me një ton të pazakontë, se SHBA-ja do të tregojë forcën në mes të organizatës, duke paralajmëruar vendet që kërkojnë t’i kundërvihen diplomacisë së presidentit Donald Trump.

“Për ata që nuk na mbështesin, ne do të marrim shënim emrat tuaj”, kërcënoi Nikki Haley, duke iu drejtuar gazetarëve para se të zhvillonte takimin e parë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Qëllimi i administratës Trump është që të ketë një rol në OKB dhe për të luajtur një rol në OKB ne do të tregojmë forcën tonë, të bëjmë të dëgjohet zëri jonë, të mbështesim aleatët tanë dhe të garantohemi që aleatët tanë do na mbështesin gjithashtu”, theksoi ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje apokaliptike: Kili përfshihet nga zjarret më shkatërruese në histori
Melania e mërzitur gjatë inagurimit të Trump si President, zbulohet arsyeja »
Article Logic
Execution time: 0.010751008987427
array(1) { ["section"]=> string(100) "paralajmerimi-me-i-forte-ndaj-atyre-qe-nuk-mbeshtesin-donald-trump-do-mbajme-shenim-emrat-tuaj-66889" }