Paralajmërimi nga NASA: 5 asteroidë do të kalojnë shumë pranë Tokës sot

Publikuar tek: bota, më 10:56 18-10-2019 Paralajmërimi nga NASA: 5 asteroidë do të kalojnë shumë pranë Tokës sot

Qëndra e NASA-s, ka zbuluar se pesë asteroidë janë të prirur për të kaluar shumë pranë planetit tonë gjatë ditës së sotme.

Më i madhi nga të pestë asteroidët, i njohur si TM7 2019, mendohet se ka nje madhësi prej 42 metrash dhe 95 metra në diametër.

Në përfundim të këtij vlerësimi, kjo do të thotë se 'guri hapsinor' mund të ketë të njëjtën madhësi sa ikona e Londrës “Big Bang”.

Asteroid TM7 2019, do të jetë 2.5 milje larg tokës kur të bëjë kalimin pranë saj në orën 14:41 (ora lokale londineze), edhe pse ky cilësohet si një “kalim shumë pranë Tokës” nga NASA.

Ndërkohë, katër astereoidët e tjerë të quajtur TE2 2019, TE6 2019, TP5 2019, dhe TA1 2019, janë pak më të vegjël , dhe kanë një madhësi prej 31 metrash në 59 metra diametër.

Fatmirësisht, asteroidi më i afërt nga të pestë ndodhet 1.9 milionë milje larg, që do të thotë se ka shumë pak shanse për një përplasje të mundshme.

NASA zbulon çdo javë rreth 30 “objektë të reja që ndodhen pranë Tokës”, dhe deri në fillim të vitit 2019 kishte zbukuar një total prej më shumë se 19,000 objektesh.

Gjithsesi, agjensia hapësinore ka paralajmëruar se katalogu i tyre NEO nuk është plotësuar ende, që do të thotë se një ngjarje e paparashikuar mund të ndodhë në “çdo kohë”.

NASA, shpjegoi: “Ekspertët kanë vlerësuar faktin se një objekt me madhësinë e atij që shpertheu gjatë vitit 2013 në Chelyabinsk, Rusi, me një madhësi prej 17 metrash, mund të ndodhë një ose dy herë brënda një shekulli.

 “Ndikimet e këtyre objekteve të mëdha pritet të jenë shumë më pak të shpeshta.  Gjithsesi, duke patur parasysh katalogun e paplotësuar NEO, një ngjarjë e tillë e paparashikuar, siç ishte ajo e Chelyabinsk, mund të ndodhë në “çdo kohë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022341966629028
array(1) { ["section"]=> string(77) "paralajmerimi-nga-nasa-5-asteroide-do-te-kalojne-shume-prane-tokes-sot-182561" }