Paralajmërimi shqetësues i Lajçak: Dy shtete në Ballkan drejt shpërbërjes, tre të tjera në krizë të thellë

Publikuar tek: rajon, më 18:38 07-03-2017 Paralajmërimi shqetësues i Lajçak: Dy shtete në Ballkan drejt shpërbërjes, tre të tjera në krizë të thellë

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, njëkohësisht politikan me peshë në politikat e Brukselit në Ballkan, ka bërë një paralajmërim shqetësues për rajonin tonë.

Sipas Lajçak, dy shtete në Ballkan janë drejt shpërbërjes dhe ndonëse nuk përmendi emra, dukshëm i referohet Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ku tensioni mes komuniteteve ka filluar të rritet.

Para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, Lajçak theksoi gjithashtu se tre shtete janë në krizë të thellë politike, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike. Bashkimi Europian ka dështuar në këtë rajon duke lejuar të krijohen situata të ndryshimit të kufijve. BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike”, ka thënë ministri i Jashtëm sllovak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031644821166992
array(1) { ["section"]=> string(110) "paralajmerimi-shqetesues-i-lajcak-dy-shtete-ne-ballkan-drejt-shperberjes-tre-te-tjera-ne-krize-te-thelle-71103" }