Paralajmërohet kryebashkiaku i Finiqit? Publikon FOTOT: I çajnë gomat e makinës dhe i këpusin frenat

Publikuar tek: politike, më 23:26 08-04-2020 Paralajmërohet kryebashkiaku i Finiqit? Publikon FOTOT: I çajnë gomat e makinës dhe i këpusin frenat Foto te makines se kryebashkiakut te Finiqit

Kryebashkiaku i Finiqit Kristaq Kiço ka publikuar dy foto të makinës personale dhe pretendon se persona ende të paidentifikuar nga Policia i kanë prerë frenat e makinës dhe i kanë çarë gomat.

Nuk dihet nëse ky rast është një paralajmërim për kryebashkiakun Kiço, po ai thotë se gomën e çarë e ka konstatuar vetë ndërsa katër ditë më pas ka parë dhe frenat e këputura të makinës. Kristaq Kiço shkruan se nga Policia ka nisur hetimet për rastin pasi bëhet me dije se personat që i kanë çarë gomat dhe i kanë këputur frenat e makinës kanë pasur qëllim kriminal.

Kryebashkiaku i Finiqit shkruan se makina ka qenë e parkuar jashtë shtëpisë në qytetin e Sarandës, ndërsa personat pergjegjës vetëm kanë çarë gomat dhe këputur frenat e janë larguar. Kjo ka ngritur dyshime për qëllimin e tyre pasi mjeti nuk është dëmtuar apo hapur me dhunë.

FOTO E MAKINES SE KRYEBASHKIAKUT TE FINIQIT:
5e8e3ceb7650dc3ef920b-e20a-4eb0-bc2a-00e88df2a028.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011548042297363
array(1) { ["section"]=> string(105) "paralajmerohet-kryebashkiaku-i-finiqit-publikon-fotot-i-cajne-gomat-e-makines-dhe-i-kepusin-frenat-201923" }