Pas protestave të njëpasnjëshme mbarëpopullore të zhvilluara në vend, një tubim tjetër duket se do të organizohet ditën e enjte në qytetin e Kukësit.
Në një postim të Ibsen Elezit, kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kukësit paralajmërohet një protestë tjetër më datë 19 prill, përpara Gjykatës së Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve të protestës së Rrugës së Kombit.
Njoftimi i Elezit është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, ndërsa gadishmëri të madhe ka hasur edhe nga qytetarët në mbarë vendin.