Paralajmëron Basha: Jemi në kushte të jashtëzakonshme, Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 13-06-2019 Paralajmëron Basha: Jemi në kushte të jashtëzakonshme, Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferëncë për shtyp ku po flet për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Bashës vendi po shkon drejt një grushti shteti.

'Këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jastëzakonshme, kur Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit nga Edi Rama me ndihmën e narkomafias. Në këto kushte kur nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshime se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e drogës, kërcënimi i votuesve nga shit-blerja masive e votës, nga Avdylajt në Shijak tek Shuillazët, nga Bajrat tek Habilajt nga Sanxhaktarët tek bandat e çobenjve në Korçë',- tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë. Ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të patave të pista këto rrjetet kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanikuar dhe te ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste asgjësuan procesin politike të vitit 2017.

Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017 zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ODIHR-uit e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri. Ndërkohë për më shumë se dy vite, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016. Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021204948425293
array(1) { ["section"]=> string(103) "paralajmeron-basha-jemi-ne-kushte-te-jashtezakonshme-shqiperia-po-shkon-drejt-nje-grushti-shteti-168077" }