Paralajmëron Basha: Me zgjedhjet vendore mund të kemi edhe të përgjithshmet

Publikuar tek: barometri, më 08:11 25-10-2018 Paralajmëron Basha: Me zgjedhjet vendore mund të kemi edhe të përgjithshmet

4 Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në fshatin Kosmaç në Shkodër. Teksa zhvilloi takim me fermerët dhe prezantoi programin e PD për bujqësinë, Basha tha se me zgjedhjet e ardhshme vendore mund të ketë edhe zgjedhe të parakohshme.

 

“Një test i madh po afron, vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme Do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam sot këtu për t’ju kallëzuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”, tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0505211353302
array(1) { ["section"]=> string(81) "paralajmeron-basha-me-zgjedhjet-vendore-mund-te-kemi-edhe-te-pergjithshmet-139018" }