Paralajmëron Erdogan: Ja çfarë e pret Evropën

Publikuar tek: bota, më 20:50 24-10-2017 Paralajmëron Erdogan: Ja çfarë e pret Evropën

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se pa Turqinë Evropa do të jetë e vetmuar, e dëshpëruar dhe në kontradikta të brendshme.

Presidenti theksoi më tej se Turqia nuk ka nevojë për Evropën.

“Evropa vdiq në Bosnjë, u varros në Siri. Trupat e pajetë të fëmijëve të pafajshëm në brigje deti janë gurë varresh të civilizimit perëndimor. Fatkeqësisht, në shtatë vitet e fundit, vlerat evropiane u diskredituan dhe u zhdukën nga vetë mbajtësit e këtyre vlerave”, u shpreh Erdogan.

Presidenti shtoi se presin që liderët e Evropës të mos shënjestrojnë më Turqinë.

“Nuk mund të shkohet askund duke e rritur ksenofobinë. Ajo që do të arrijë Evropa pa Turqinë do të jetë vetmia, dëshpërimi dhe kontradiktat e brendshme. Turqia nuk ka nevojë për Evropën, por në fakt Evropa ka nevojë për Turqinë”, tha Erdogan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011695861816406
array(1) { ["section"]=> string(50) "paralajmeron-erdogan-ja-cfare-e-pret-evropen-97084" }