Paralajmëron zyrtarja franceze: Kim Jong do të godasë me raketa Europën

Publikuar tek: bota, më 09:15 06-09-2017 Paralajmëron zyrtarja franceze: Kim Jong do të godasë me raketa Europën

Ministrja e mbrojtjes në qeverinë Franceze, Florence Parly, ka paralajmëruar se Europa mund të goditet nga raketat bërthamore të Kim Jong-ut.

Koreja e Veriut pasi testoi të dielën bombën me hidrogjen, ndezi frikën në mbarë botën, pas idesë së Kim Jongut mbi arsenalin e tij bërthamor.

Teksa mbante një fjalim për ushtrinë franceze, ministrja e qeverisë Macron tha: “ Skenari i një përshkallëzimi drejt një konflikti të madh nuk mund të hidhet poshtë.Europa rrezikon të jetë brenda rrezes së raketave të Kim Jong më shpejt sesa pritet.”

Në shënjestër të raketave bërthamore të Phenianit, mund të mos jetë vetëm Amerika,por së shpejti edhe Europa, thuhet në gazetën britanike Express, raporton newsbomb.

Tensionet e përshkallëzuara në javët e fundit e kanë nxehur luftën e ftohtë midis gadishullit Korean dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i keq për refugjatët në Gjermani, njihuni me masat e reja
Filmi i ri i agjentit 007, vjen me surpriza të befasishme për publikun »
Article Logic
Execution time: 0.0079660415649414
array(1) { ["section"]=> string(76) "paralajmeron-zyrtarja-franceze-kim-jong-do-te-godase-me-raketa-europen-91319" }